Forcat e rraskapitura të Ukrainës luftojnë pranë Bahmutit teksa dimri po afrohet

Përgatitja e eksplozivëve për një dron kamikaz FPV që do të hidhet mbi forcat ruse pranë qytetit të shkatërruar lindor të Bahmutit më 12 dhjetor 2023.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se forcat e armatosura të Ukrainës kanë humbur 10.000 dronë në muaj, kryesisht për shkak të bllokimit rus.

Duke përdorur një elektrik dore me një xhel të kuq për të fshehur pozicionet e tyre, ushtarët ukrainas lëshojnë një dron nën tisin e e errët të natës.

Dronët janë bërë një element jetik në luftën e Kievit kundër forcave të Moskës, duke mundësuar  zbulim në kohë reale, si dhe aftësinë për të hedhur eksplozivë me rezultate vdekjeprurëse.

Një ushtar ukrainas shikon një monitor me pamjet nga droni që tregon trupin e një ushtari rus të vrarë nga një dron kamikaz FPV.

Rusia dhe Ukraina po pozicionojnë mijëra dronë mbi fushën e betejës.

Ndërkohë, ushtarë të tjerë duke drejtuar një tjetër dron kamikaz.

Sipas një zyrtari të lartë ushtarak ukrainas, ushtarët dhe tanket që operojnë në ambient të hapur kanë vetëm disa minuta para se të shënjestrohen për shkak të sasisë së madhe të dronëve që patrullojnë mbi fushën e betejës.

Një ushtar ukrainas lëshon një dron.

"Sot, një kolonë tankesh ose një kolonë trupash në lëvizje, mund të zbulohet në tre deri në pesë minuta dhe të goditet në tre minutat e tjerë", tha për Wall Street Journal, gjeneralmajor Vadym Skibitsky, zëvendëskomandant i shërbimit të inteligjencës ushtarake HUR të Ukrainës.

 

Ekipet e tankeve ukrainase punojnë me shpejtësi për të zënë pozicione pranë Bahmutit, përpara se të jenë vetë në shënjestër më 13 dhjetor.

 

Pavarësisht disa përparimeve, kundërofensiva e madhe e nisur nga Kievi gjashtë muaj më parë, ka dështuar shumë, me të dyja palët që tani përballen me realitetin e luftës pozicionale.

Me fillimin e dimrit në stepat e Donbasit, ushtarët ukrainas janë të vendosur të mbajnë vijën e frontit.

Në disa raste, vija e frontit nuk është shumë larg vendit ku ishte në prag të pushtimit në shkallë të gjerë të Rusisë, pas gati tetë vjetësh luftime në rajon.

Me forcat ruse që kanë vënë nën kontroll qytetin e shkatërruar, Bahmuti është përballur me muaj të tërë luftimesh, ndërsa një kundërsulm nga trupat ukrainase po vazhdon përgjatë krahëve të tij, verior dhe jugor. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi) ​