Garda Kombëtare ruan Kongresin
Your browser doesn’t support HTML5
Pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë fjetur në ambientet e Kongresit amerikan në Uashington, para se të nisë debati për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump. Uashingtoni ka aktivizuar shkallën më të lartë të alarmit për siguri, pas sulmit të 6 janarit në Kongres. Ligjvënësit besojnë se Trump ka rol në sulmin që i është bërë demokracisë amerikane.