Trump, mirënjohës për partneritetin me Francën
Your browser doesn’t support HTML5
Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur mirënjohës për partneritetin e SHBA-së me Francën në atë që e ka cilësuar si “fushatë të presionit maksimal” ndaj regjimit të Koresë Veriore, me qëllim të sigurimit të paqes në rajon. Duke folur para gazetarëve, pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron më 24 prill në Uashington, Trump ka kritikuar autoritetet iraniane duke thënë se Teherani “duhet t’i japë fund mbështetjes së terrorizmit”. (AP)