Tridhjetë vjet në kërkim të djalit
Your browser doesn’t support HTML5
Pavo Zhivkoviq nga Vukovari, edhe 30 vjet pas luftës në Kroaci, është në kërkim të djalit të tij, Goranit. Ai ishte 22-vjeçar kur pjesëtarët e atëhershëm të Armatës Popullore të Jugosllavisë e morën nga spitali i Vukovarit. Që nga ajo kohë, ai humbi çdo gjurmë të tij. Të enjten, më 18 nëntor, 2021, bëhen tri dekada qëkur forcat e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe paramilitarët nga Serbia morën kontrollin e plotë të qytetit të Vukovarit. Rrëfimi i familjes Zhivkoviq është një nga rrëfimet që Radio Evropa e Lirë ka sjellë me rastin e 30-vjetorit të fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi. (Përgatitën: Kestrin Kumnova & Ibrahim Berisha)