Tregtia e armëve merr hov në Afganistan pas kthimit të talibanëve
Your browser doesn’t support HTML5
Tregtari lokal afgan i armëve, Khan Mohammad, ka nxjerrë në vitrina lloje të ndryshme armësh, teksa dyqani i tij në distriktin e Panxhvait, në jug të Kandaharit, është mbushur me armë, për shkak se pronarët e deridjeshëm tani po vlerësojnë se ato më nuk iu duhen, falë fundit të konfliktit. Në stokun e Mohammadit ka edhe pushkë luftarake amerikane, mitraloza, municione dhe gjësende të tjera, të cilat ai thotë se edhe i blen nga talibanët, edhe ua shet atyre. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Arben Hoti)