Paqeruajtës dhe shkatërrim në Kazakistan

Trupat ruse nga Organizata e Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) nisen drejt Rusisë me një avion ushtarak në Aeroportin Ndërkombëtar të Almatit. Tërheqja e misionin paqeruajtës, të udhëhequr nga Rusia, nisi më 13 janar, një javë pasi Kazakistani u përfshi nga protestat masive dhe dhuna.

Zjarri dëmtoi ndërtesat dhe një skulpturë që gjenden në sheshin kryesor të Almatit më 11 janar.

Paqeruajtësit bjellorus nga CSTO në Almanit gjatë ceremonisë zyrtare të tërheqjes nga Kazakistani më 13 janar.
 

Emblema kombëtare kazake, që gjendet në ndërtesën e Komunës së Almatit, u dëmtua nga zjarri më 11 janar.

Forcat paqeruajtëse armene të CSTO-së qëndrojnë pranë një ndërtese. Almati, 12 janar.

Në xhamin e një makine që është goditur nga plumba shihen gjurmë të gjakut. Almati, 10 janar.

Forcat taxhike në një lokacion të paspecifikuar në Kazakistan më 10 janar.

Ndërtesa e djegur e Komunës së Almatit më 11 janar.

Një ushtar nga Kirgizia duke bërë roje pranë një termocentrali në Almati më 11 janar.

Një monument me portretin e presidentit të parë kazak, Nursultan Nazarbaev, që u dëmtua gjatë protestave të fundit.

Një grua shikon një paqeruajtës rus në Almati më 11 janar.

Një dyqan ku shiten pajisje elektronike, i shkatërruar nga turmat. Kjo fotografi është realizuar më 9 janar.

Makinat ushtarake të Armenisë të fotografuara në Almati më 12 janar.

Dy persona qëndrojnë të ulur në një bankë pranë ndërtesës së djegur të Komunës së Almatit më 12 janar. 

 

Trupat kazake duke bërë roje jashtë aeroportit të Almatit më 11 janar.

Selia e partisë në pushtet, Nur-Otan e dëmtuar gjatë protestave. Kjo fotografi është realizuar më 8 janar.

Trupat taxhike bëjnë roje në një lokacion të paspecifikuar në Almati më 11 janar.

Një bankomat i dëmtuar në Almati më 9 janar.

Një paqeruajtës armen i CSTO-së në Almati më 11 janar.

Një kioskë e dëmtuar në Almati më 8 janar.