Trazira në Paris kundër reformës së Macronit për pensione
Mijëra protestues në Francë kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gjësende drejt policisë franceze, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Anëtarët e xhandarmërisë franceze qëndrojnë roje në Place de la Concorde. Marshet e dhunshme të protestuesve vazhduan edhe në orët e para të 18 marsit.
Sipas mediave lokale, policia arrestoi qindra persona në trazirat që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të Parisit, pranë vendit të takimit të Dhomës së Ulët të Parlamentit.
Policia gjatë ndërhyrjes përdori topa uji dhe gaz lotsjellës.
Protestuesit ndezën zjarre dhe hodhën gjësende drejt punonjësve të policisë.
Në kohën e shpërthimit të konfliktit më 16 mars në shesh ishin rreth duke protestuar rreth 6.000 kundërshtarë të reformës së pensioneve.
Më 16 mars, Qeveria franceze vendosi në minutën e fundit të zbatojë reformën më të rëndësishme të presidentit Emmanuel Macron, e cila parashikon një rritje graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç. Gjatë procedurës, Qeveria anashkaloi Dhomën e Ulët të Parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku rezultati i votimit ishte në prag për marrjen e një vendimi.
Në Kushtetutën franceze është një nen i veçantë që i lejon Qeverisë ta bëjë këtë. Reforma ende mund të rrëzohet me një votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
Protesta kundër reformës së pensioneve janë mbajtur edhe në qytete të tjera franceze.
Sindikatat shpallën një ditë të re grevash dhe protestash në mbarë Francën, më 23 mars.