Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Kështu u tha në letrën që ministrja holandeze e Mbrojtjes, Kajsa Ollongren, i dërgoi Parlamentit të këtij shteti më 24 maj.
Trajnimi do të koordinohej me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar, tha Ollongren, duke shtuar se edhe shtetet e tjera mund të bashkohen në këtë proces.
Të martën, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16 nuk do ta bënte NATO-n pjesë të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
SHIKONI EDHE: NATO: Trajnimi i pilotëve ukrainas nuk na bën pjesë të konfliktitNjë ditë më herët, diplomatët e lartë rusë thanë se transferimi i avionëve F-16 në Ukrainë do të ngrinin pyetje lidhur me rolin që NATO-ja ka në konflikt.
Javën e kaluar, presidenti amerikan, Joe Biden, u pajtua që të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e siguroi presidentin amerikan se avionët F-16 nuk do të përdoreshin për sulme brenda territorit rus.
SHIKONI EDHE: Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të sigurojë avionë luftarakë?Perëndimi ka thënë se dëshiron të ndihmojë Ukrainën që ta mposhtë Rusinë, e cila nisi pushtimin e fqinjit të saj në shkurt të vitit të kaluar. Megjithatë, zyrtarët perëndimorë vazhdimisht kanë insistuar se nuk duan të nxisin një konfrontim direkt midis NATO-s, aleancës perëndimore ushtarake të mbështetur nga SHBA-ja, dhe Rusisë.