Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se në muajin qershor kishin kryer tri vepra, ndër to atë të trafikimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Vepra për trafikim dyshohet të ketë ndodhur në qershor. Kjo është vepër e ndarë nga dyshimi për dhunim që ka ndodhur në gusht.
11-vjeçarja dyshohet se është dhunuar nga pesë persona më 27 gusht.
SHIKONI EDHE: Thirrje për "dënim meritor" të personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçaresNë komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë e Kosovës, më 3 shtator, thuhet se një ditë më herët janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, të cilët janë dërguar në mbajtje prej 48-orësh.
Të gjashtë personat e dyshuar, të moshës madhore, dyshohen për tri vepra penale në qershor, në periudhën kur e mitura, sipas policisë dhe prokurorisë, ishte raportuar si person i zhdukur.
“Trafikimi me njerëz”, “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi” janë veprat për të cilat ata dyshohen.
“Sigurojmë opinionin publik se për të dy çështjet penale ku e përfshirë është viktima e mitur, prokuroria në koordinim me institucionet e tjera relevante ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me profesionalizëm e përgjegjësi dhe po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore tutje”, thuhet në njoftim.
Ndërsa për pesë të dyshuarit për dhunim, Autoritetet në Kosovë kanë caktuar masën e paraburgimit prej nga një muaji për secilin.
SHIKONI EDHE:
Paraburgim edhe për dy të dyshuarit e tjerë për dhunimin e 11-vjeçaresNjë muaj paraburgim edhe për të dyshuarin e pestë për dhunimin e 11-vjeçaresPër rastin më 30 gusht ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti për “arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”.
Një ditë pas dorëheqje ka dhënë edhe Ali Gashi, i cili ka udhëhequr Drejtorinë për trajtimin e të burgosurve dhe të miturve në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
SHIKONI EDHE:
Edhe një dorëheqje për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë Jep dorëheqje drejtori i Policisë pas rastit të dhunimit të 11-vjeçaresMë 2 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar edhe për dy shkarkime.
“Janë shkarkuar zyrtarë të lartë: Drejtori i Policisë Rajonale në Prishtinë dhe Drejtori për Operativë në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës”.
Your browser doesn’t support HTML5
Shoqëria civile dhe shumë qytetarë kanë shprehur mllef lidhur me këtë rast dhe më 30 e 31 gusht janë organizuar dy protesta në Prishtinë me kërkesa për mbrojtje të grave dhe luftim të dhunës ndaj tyre.