Fotogaleria e javës
Një modele duke u grimuar në prapaskenë para prezantimit në Javën e Modës të Evropës Qendrore, në Muzeun e Arteve të Bukura në Budapest.
Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, artisti kosovar Alkent Pozhegu duke punuar në krijimin e portretit të këngëtares britanike të lindur në Prishtinë, Rita Ora, të bërë me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.
Kombajnat duke korrur grurë në një arë pranë fshatit Soljanoje në rajonin Omsk të Rusisë.
Punonjësit pakistanezë të hekurudhave duke riparuar binarët në një zonë të përmbytur të provincës Sindh.
Njerëzit duke pritur në radhë për ushqimin e shpërndarë nga vullnetarët në Saltivka, një nga zonat më të dëmtuara të banimit në Harkiv, mes sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Djemtë afganë duke përpunuar rrush të thatë në distriktin Panjwai të Kandaharit.
Marinarët duke marrë pjesë në stërvitjet ushtarake "Vostok-2022" pranë Vladivostokut.
Një vajzë ukrainase refugjate duke hyrë në shkollën fillore "Ienachita Vacarescu" pas një ceremonie që shënon fillimin e vitit shkollor në Bukuresht.
Banorët duke qëndruar jashtë një ndërtese banimi që po digjet nga një sulm ushtarak rus në Harkiv, Ukrainë.
Një burrë në Kiev mban fëmijën e tij para Murit Përkujtimor për Mbrojtësit e rënë të Ukrainës, duke i treguar asaj fotot e shokëve të tij ushtarë që janë vrarë në luftën e vendit të tij kundër forcave pushtuese ruse.
Kjo fotografi ae bërë nga lart tregon tendat e improvizuara të pakistanezëve të zhvendosur brenda vendit, pas shirave të dendur të monsune në distriktin Jaffarabad të provincës Baluçistan. Gati një e treta e Pakistanit është nën ujë - një zonë sa Mbretëria e Bashkuar - pas muajve të tërë të reshjeve monsune, si pasojë e të cilave më shumë se 1.300 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa uji ka marrë me vete shtëpi, biznese, rrugë dhe ura.
Një burrë shihet ulur pranë një grumbulli drunjsh të pemëve të bartura nga uji që hyn pas përmbytjeve të mëdha në fshatin Sllatinë, Bullgari.
Burrat që u plagosën pasi një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksploziv pranë hyrjes së Ambasadës ruse, po trajtohen brenda një spitali në Kabul. Sulmi vrau të paktën gjashtë persona, duke përfshirë dy punonjës të ambasadës. Përgjegjësinë e mori grupi ekstremist Shteti Islamik.
Zjarrfikësit ukrainas duke shuar zjarrin në një shtëpi pas një sulmi ushtarak rus në Bakhmut në rajonin e Donjeckut.
Tifozët pakistanezë të kriketit në Karaçi duke shikuar transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjes ndërmjet Indisë dhe Pakistanit, e vlefshme për Kupën e Azisë.
Studentët pakistanezë gjatë një seminari në qytetin port jugor të Karaçit.
Festivali i Ngjyrave në Parkun Asanbai në Bishkek.
Ushtarët duke bartur trupin e Viacheslav Nalyvaikos, një oficer ushtarak ukrainas i vrarë gjatë luftimeve kundër rusëve, gjatë funeralit të tij në Kiev.
Një sorrë përballet me një pulëbardhë në skulpturën e poetit rus, Aleksandr Pushkin, në Shën Petersburg.
Ushtarët ukrainas të hipur në një transportues personeli të blinduar në rajonin e Donjeckut të Ukrainës.
Pjesëmarrësit duke performuar gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së Taxhikistanit në Dushanbe.
Një djalë pakistanez duke ndjekur mësime në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-leximit në Peshavar, Pakistan.
Yaroslava Mahuchikh e Ukrainës gjatë kërcimit së larti për femra në ngjarjen ndërkombëtare të atletikës Diamond League Weltklasse Zurich, në Cyrih, Zvicër.