Toka e askujt: Brenda qytetit fantazmë të Azerbajxhanit, Agdam, para se të rimerrej
Ky është Agdami, një qytet azerbajxhanas që u pushtua nga forcat etnike armene më 1993, gjatë luftës së parë të Nagorno-Karabakut.
Qyteti i shkatërruar ishte afër vijës së frontit të konfliktit midis Azerbajxhanit dhe forcave etnike armene për dekada, para përfundimit të luftës më 1994. Dikur ishin shtëpi për dhjetëra mijëra azerbajxhanas, të cilët u larguan nga shtëpitë e tyre, kur forcat armene e morën atë.
Një foto nga qyteti Agdam në vitin 1988, pak para se të shpërthente lufta ndërmjet forcave etnike armene dhe azerbajxhanase, mbi rajonet në dhe përreth Nagorno-Karabakut, rajon ky i shkëputur i Azerbajxhanit.
Një foto e rrallë nga arkivi e Xhamisë Qendrore të Agdamit më 1990. Armenët nuk banuan në qytet pasi azerbajxhanasit ikën dhe ajo (xhamia) u rrënua.
E njëjta xhami, pa çatinë e saj, e fotografuar në vitin 2011 nga fotografi Lohr.
Një pamje nga taksia me të cilën po udhëtonte Lohr gjatë vizitës së shpejtë që ai bëri më 2011. Ndërsa udhëtonte nëpër Nagorno-Karabak, fotografi, baza e të cilit ishte në Pragë, i tha Radios Evropa e Lirë se ai vizitoi qytetin jashtë kufijve të lejuar "për kuriozitet".
Fotografi i tha Radios Evropa e Lirë se ai pagoi "shumë para" për një taksist që kishte lidhje të mira me ushtrinë, para se ta merrte atë në qytetin fantazmë.
Minaret e xhamisë kryesore mbi pjesën tjetër të qytetit ishin të shkatërruara.
Një mural i epokës sovjetike qëndron ende mes rrënojave të qytetit. Lohr tregoi se atij iu tha që të lëvizte shpejt për t'iu ikur snajperistëve azerbajxhanas që ndonjëherë mund të ishin në zonat përreth.
Brendësia e lënë pas dore dhe e dëmtuar e xhamisë dikur të lavdishme të Agdamit.
Një pllakë me mbishkrim në gjuhën armene dhe në atë angleze jashtë xhamisë, e përshkruan atë një xhami 'persiane' të ndërtuar në vitet 1868-'70.
Pamje e qytetit nga një prej minareve të xhamisë. Lohr thotë se qyteti ishte krejtësisht i zbrazët dhe ai takoi vetëm "disa qen të egër" që endeshin nëpër rrugë.
Qyteti i shkatërruar parë nga syri i Lohrit. Nga baza e tij në Pragë, Lohri ka qenë duke ndjekur konfliktin e fundit që shpërtheu në shtator duke rezultuar që shtatë rajone të Azerbajxhanit të merren përsëri ose t'i dorëzohen Bakusë.
Ushtarë të Azerbajxhanit pozojnë përpara Xhamisë së Agdamit në një video propagandistike pasi qyteti u kthye nën kontrollin e Azerbajxhanit më 20 nëntor. Lohr thotë se ai është "kureshtar se si do të duket tani" dhe pyet veten se "çfarë do të bëjnë azerbajxhanasit me Agdamin". Mijëra azerbajxhanas të zhvendosur janë zotuar të kthehen dhe ta rindërtojnë atë.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe gruaja e tij - e cila është gjithashtu nënkryetare e vendit - pozojnë me një Kuran brenda xhamisë kryesore më 22 nëntor. Lohr shton se ai "natyrisht është i shqetësuar sepse nuk është e lehtë të kapërcehen të gjitha këto emocione të lidhura me luftën me "kaq shumë padrejtësi që ndodhin atje ".