Thumana, dy muaj pas tërmetit vdekjeprurës
Në Thumanë, një djep ka mbetur afër një ndërtese të demoluar nga autoritet shqiptare. Në mesin e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, kishte edhe fëmijë.
Vendi ku më herët ka pasur disa banesa të cilat u dëmtuan gjatë tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri, që la të vdekur mbi 50 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Autoritetet shqiptare, përveç se kanë demoluar ndërtesat e dëmtuara, ata kanë shpallur të pabanueshme shumë shtëpi, të cilat konsiderohet të rrezikshme.
Lule të plastikës të vendosura në themelin që dikur ngrihej një pallat pesëkatësh.
Një punim dore ku shihet vendi i shenjtë i myslimanëve në Mekë, ka mbetur i varur në murin e një ndërtese tashmë të shkatërruar.
Një banor i Thumanës teksa viziton vendin ku dikur banonte.
Gjësendet e banorëve të Thumanës shihen në vendin ku dikur qëndronin disa pallate pesëkatëshe
Një qen i cili shëtit gërmadhave të Thumanës.
Kështu duket Thumana pas demolimit të ndërtesave të dëmtuara.
Shtëpitë të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm.
Një këpucë e një banori të Thumanës ka mbetur pranë gërmadhave të një ndërtese.
Një mace e cila shëtit gërmadhave të Thumanës.
Një grua duke folur në telefon në zyrën e postës shqiptare në telefon, ndërtesë e cila i ka shpëtuar shkatërrimit nga tërmeti.
Fëmijët janë kthyer në shkollën në Thumanë.
Një televizor i prishur në rrënojat në fshatin Thumanë.
Një ikonografi me motive fetare të krishtera e varur në murin e një ndërtese.