Afganistani buzë rënies

Mbështetësit e armatosur të ish-komandantit të muxhahedinëve, Ismail Khan, ruajnë vendbanimin e tij. Khan dhe ndjekësit e tij janë zotuar se do të luftojnë së bashku me forcat afgane të sigurisë kundër talibanëve në provincën perëndimore Herat.

Ismail Khan (në telefon) - një veteran i luftës sovjetiko-afgane më 1980 - me mbështetësit e tij, më 9 korrik. Ata përgatiten të mbrojnë zonën kundër talibanëve. Khan i ka mbijetuar një atentati nga talibanët në vitin 2009.

Zëdhënësi i talibanëve, Suhail Shaheen, pas një konference shtypi në Moskë, më 9 korrik. Grupi militant islamik thotë se kontrollon rreth 85 për qind të Afganistanit - një pretendim ky që është vështirë të konfirmohet.

Gratë mbajnë armë automatike derisa marshojnë kundër talibanëve në provincën Ghor, më 6 korrik.

Një ushtar afgan shikon nga një pikë kontrolli në provincën Laghman, më 8 korrik, pas raporteve se forcat afgane të sigurisë e pastruan zonën nga militantët talibanë.


 

Trupi i një luftëtari të vdekur taliban më 7 korrik, pasi kishte luftuar rreth qytetit verior të Kunduzit.

Civilët ikin nga rrethi Alishang i provincës Laghman, derisa forcat afgane të sigurisë luftojnë me talibanët, më 8 korrik.

Automjetet e lëna pas nga forcat amerikane në bazën ajrore Bagram, rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Kabul. Baza është liruar më 2 korrik dhe aktualisht është nën kontrollin e ushtrisë afgane.

Një ushtar afgan shikon sendet e lëna nga ushtria amerikane në Bagram, më 5 korrik.

Një ushtarak nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive shikon zonën kufitare midis Taxhikistanit dhe Afganistanit, më 5 korrik. Taxhikistani ka parë së voni rritje të numrit të refugjatëve afganë.

Tendat në Korog të Taxhikistanit, të mbushura me refugjatë që u larguan nga luftimet në Afganistanin verior.

Një familje afgane e zhvendosur brenda Afganistanit.

Tre afganë pushojnë pranë një autostrade afër qytetit lindor turk Bitlis, më 2 qershor. Ata udhëtuan nga Afganistani përmes Iranit, pasi luftimet në vendin e tyre u përshkallëzuan.

Një ushtar i Ushtrisë Kombëtare të Afganistanit qëndron roje në një pikë kontrolli në autostradën midis Xhalalabadit dhe Kabulit, më 8 korrik.

Forcat afgane të sigurisë patrullojnë në rrethin Alishang të provincës Laghman, pasi e pastruan zonën nga luftëtarët talibanë, më 8 korrik.

Qytetarët e armatosur në provincën Ghor marshojnë kundër talibanëve, më 6 korrik.