Fotot më të mira nga 2011-a

Samuel Aranda nga Spanja fitoi çmimin e parë të "World Press Photo" për vitin 2011, nga protestat në Jemen.

Damir Sagolj nga Bosnja fitoi çmimin e parë në kategorinë "Jetë e përditshme" me këtë fotografi të një ndërtese në kryeqytetin e Koresë së Veriut.

Stefanie Sinklar nga SHBA fitoi çmim për serinë e saj të fotografive "Fëmijë nuse: Shumë të reja për martesë".

Niklas Hamerstrom nga Suedia fitoi çmim për lajme me këtë imazh që tregon pasojat e masakrës së Anders Breivik mbi ishullin Utoja.

Juri Kozjrev nga Rusia fitoi çmimin e parë me këtë fotografi të luftëtarëve rebelë në Ras Lanuf, Libi.

Jasujoshi Çiba nga Japonia u nderua për kategorinë "Pasojat e cunamit".

Fotografi Laerke Poselt i bëri portret aktores Mellica Mehraban, dhe me këtë fotografi fitoi çmimin për portretin më të mirë.

Aleks Majoli nga Italia fitoi çmimin e parë me këtë foto të protestuesve egjiptianë, duke qarë, brohoritur, dhe duke ulëritur pas fjalimit të Mubarakut.

Një ari polar ngjitet në një shkëmb në ishullin rus të Novaja Zemlja. Jeny E. Ros nga SHBA, fitoi çmimin e parë për këtë foto në kategorinë "Fotot nga natyra".

Vinsent Boisot nga Franca fitoi një çmim për fotografinë e tij duke paraqitur një modele në qendër të Dakarit, Senegal.

Alehandro Kirçuk nga Argjentina fitoi çmim me serinë e fotografive të tij "Kurrë nuk do të lë". Në këtë foto shihen dy persona, të dy në moshën 80 vjeçare.

Kjo është një foto e bërë pas cunamit në Japoni, çmimin për të e fitoi Gijon Paolo nga Italia.

Kjo fotografi, e bërë nga Tomas Llazarit nga Polonisa, tregon protestuesit e arrestuar gjatë një demonstrimi kundër taktikave të policisë dhe pabarazia e të ardhurave në Harlem, Nju Jork.

Rej Mek Manus nga Irlanda, bëri këtë foto nga një ndeshje ragbi  në mes të Belvederi dhe Blekrok, që u mbajt luajtur në shi të madh, në Dublin.

Adam Preti nga Australia, fotografon zhytësit teksa ushtrojnë gjatë një kampionati botëror në Shangai.

Brent Stirton nga Afrika e Jugut, fitoi çmimin e parë për këtë fotografi të Marias, një narkomane, në Ukrainë.