Thatësira historike që zhveshi peizazhin e Amazonës
Një pamje nga ajri tregon brigje me rërë të formuara për shkak të thatësirës më të keqe në histori që ka prekur lumin Madeira në Humaita, shteti i Amazonës, Brazil, 4 shtator 2024.
Zjarrfikësit e Institutit Brazilian për Mjedisin dhe Burimet e Rinovueshme Natyrore (IBAMA) punojnë për të shuar një zjarr në pyllin tropikal të Amazonës në Apui, shteti Amazonës, Brazil, gusht 2024.
Një pemë e kapluar nga zjarri në Humaita, shtator 2024.
Bagëtitë pranë një trungu të thatë në Labrea, shteti i Amazonës, Brazil, shtator 2024.
Kjo pamje e bërë më 7 shtator tregon brigjet ranore të lumit Madeira, në Humaita.
Banorët bartin ujë me enë plastike teksa ecin në brigjet e rërës së lumit Madeira për t'i çuar në rajonin e izoluar të komunitetit Paraizinho, gjatë thatësirës më të keqe të lumit në histori.
Një pamje nga ajri tregon një zjarr nga djegia e vegjetacionit në pyllin tropikal të Amazonës, në Apui, gusht 2024.
Brigje rëre të krijuara nga thatësia që preku lumin Solimoes në Manacapuru, shtator 2024.
Sandra Gomes, një banore pranë lumit Madeira, shihet në shtëpi me vajzën e saj ndërsa ruan ujin e pijshëm për shkak të thatësirës që ka kapluar zonën.
Brigjet e thata të Rio Negros, në qendër të Manaus në shtetin e Amazonës, Brazil, 16 shtator 2024.
Një ferm pranë një zjarri pyjor në Amazonë, zona e autostradës Trans-Amazoniane BR230 në Labrea, shteti Amazonas, Brazil 4 shtator 2024.
Një pamje nga ajri tregon tymin që ngrihet nga një zjarr pylli në Amazonë, Brazil, 8 shtator 2024.
Shkatërrimi nga zjarri në pyllin e Amazonës, në një zonë të autostradës BR230 në Labrea, Brazil, 4 shtator 2024.
Përpjekjet e zjarrfikësve për të shuar zjarrin në pyjet e Amazonës.
Pyjet e shkatërruara nga zjarri në Amazonë.
Një zjarrfikës gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në pyllin tropikal të Amazonës në Apui gjatë gushtit të këtij viti.