"Zot, mos na harro": Thatësira historike mbërthen Evropën
Një bari duke nxjerrë ujë nga një bunar pranë liqenit të tharë Amara, në Rumani, më 27 korrik. Rumania është njëri ndër vendet e Evropës që i ka mbërthyer thatësira e madhe.
Shtrati i liqenit Amara në Rumaninë juglindore, më 27 korrik. Mbi 200 qytete dhe fshatra në Rumani kanë kufizuar përdorimin e ujit gjatë verës.
Një grua duke u gjunjëzuar pranë një turme të vogël, të mbledhur në Draganesti-Vlasca, në Rumaninë jugore, për t’u lutur për shi, më 24 korrik.
Priftërinjtë duke qëndruar në tokë të tharë bujqësore, gjatë shërbimit fetar të 24 korrikut, afër vendbanimit Draganesti-Vlasca, ku vendësit dhe udhëheqësit fetarë u lutën për shi.
Një grua 81-vjeçare, e cila ka marrë pjesë në këtë ceremoni, ka thënë për Reuters se kurrë nuk ka parë thatësirë po aq të madhe sa ajo që aktualisht po e prek Rumaninë.
“Ne kemi fëmijë. Kemi bagëti”, ka thënë ajo. “Bëjmë përpjekje për t’i mbjellë domatet në kopsht, më pas ato thahen, dhe nuk kemi asgjë për të ngrënë. Zot, jepna shi. Mos na harro”.
Një grua duke u gjunjëzuar gjatë një shërbimi fetar, të mbajtur për t’u lutur për reshje shiu në qarkun Teleorman të Rumanisë, më 24 korrik. Para saj shihen priftërinjtë.
Banorët duke bërë përpjekje për shuarjen e një zjarri pyjor afër Kecskemetit, në Hungari, më 14 korrik. Hungaria po ashtu është goditur rëndë nga thatësira e vazhdueshme.
Fotografi që tregon një pellg të vogël uji që ka mbetur në liqenin e peshkimit Halda, në veriun e Hungarisë, më 20 korrik.
Një termometër rrugor duke shfaqur temperaturën prej 43 gradë celsius në Nagikanisha, Hungari, më 23 korrik. Bujqit nëpër Evropën Qendrore kanë raportuar dëme prej thatësirës ndaj rreth 550,000 hektarëve tokë, ka njoftuar Ministria hungareze e Bujqësisë këtë muaj.
Fotografitë nga Italia veriore, ku uji po racionohet, shfaqin rezultate dramatike të thatësirës. Kjo fotografi e 15 qershorit shfaq një anije që është fundosur nga një bombë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore në lumin Po të Italisë. Anija ka dalë mbi sipërfaqe nga varri i saj ujor si rezultat i niveleve jashtëzakonisht të ulëta të ujit.
Traktorët e pajisur me pompa duke nxjerrë ujë nga lumi Po, në një kanal ujitjeje, më 22 qershor. Poja është lumi më i gjatë i Italisë dhe i furnizon me ujë disa prej rajoneve më të njohura për prodhim të ushqimit në Itali.
Varka që kanë ngecur në një kanal të tharë, në Torricella, Itali veriore, më 14 korrik.
Shtrati guror i lumit Sangone në Torino, Itali, më 19 qershor. Në disa qytete veriore italiane po zbatohen masa të jashtëzakonshme për kursimin e ujit, si ndalimi i larjes së dyfishtë të flokëve të klientëve nëpër floktari.
Barka që kanë ngecur si rezultat i pakësimit të ujit në liqenin Brenets, një kanal ndërmjet Francës dhe Zvicrës, më 18 korrik. Sipas Reuters, një kombinim faktorësh ka kontribuuar në gjendjen aktuale të liqenit, përfshirë shkarjet gjeologjike që e kanë shterur një pjesë të ujit, si dhe mungesën e shiut dhe valën e të nxehtit veror.
Në Portugalinë qendrore, më 13 korrik, ky fshat dikur i zhdukur nën ujë, ka dalë në sipërfaqe pas rënies së nivelit të ujit në rezervuarin e Kabrilit.