Shterja e liqenit zbulon fshatin e fundosur në Greqi

Konstantinos Gerodimos, 90 vjeç, një ish-banor i fshatit të parë Kallio, i cili u përmbyt qëllimisht në vitin 1980 për të krijuar liqenin Mornos, një rezervuar që do të ndihmonte në plotësimin e nevojave për ujë të kryeqytetit grek, Athinë, shihet në shtëpinë e tij, në fshatin e ri të Kallios, Greqi, 3 shtator 2024.

Mbetjet e rishfaqura të ndërtesave të fshatit të përmbytur Kallio.

Fshati Kallio u përmbyt qëllimshëm në vitin 1980, si pjesë e projektit për të krijuar liqenin artificial Mornos, që do të plotësonte nevojat në rritje të kryeqytetit, Athinës, që gjendet rreth 200 km larg.

Por, pas një dimri pothuajse pa borë, një vere të shoqëruar me valë të të nxehtit ekstrem dhe muajve me pak shi, uji në liqen ka rënë në nivelin e tij më të ulët në më shumë se tri dekada.
Kryetari i bashkisë së Doridës, Dimitris Giannopoulos, u shpreh i shqetësuar se niveli i ujit po bie dita-ditës.
“Ajo që më shqetëson shumë është se nëse nuk kemi shi dhe borë, situata do të përkeqësohet. Situata aktuale është shkaktuar nga mungesa e borës, reshjet minimale dhe temperaturat e larta. Nëse kjo vazhdon, problemi do të përkeqësohet”, tha Giannopoulos.
Sipërfaqja e liqenit është zvogëluar nga rreth 16 kilometra katrorë sa ishte në gushtin e vitit 2022, në 12 kilometra katrorë këtë vit, sipas imazheve satelitore të publikuara nga Observatori Kombëtar i Greqisë.
Mure ndërtesash të fshatit të dikurshëm, kanë dalë në sipërfaqe nga tkurrja e vëllimit të ujit në liqenin Mornos.
Guaca deti shihen në një pjesë tashmë të tharë të liqenit.
Toka e plasaritur nga thatësia në shtratin e liqenit të shterur.
Shkencëtarët thonë se moti ekstrem i lidhur me ndryshimet klimatike tani po shkakton rënien e nivelit të ujit në liqen.
Klima e thatë mesdhetare e Greqisë e ka bërë atë veçanërisht të ndjeshme ndaj ngrohjes globale.
“Nëse vazhdohet kështu, do të dalë në sipërfaqe i gjithë fshati ku ka qenë kisha dhe shtëpia jonë”, tha një ish-banor i Kallios.
Një pjesë e bregut të liqenit Mornos që tregon nivelin e tërhequr të ujit.
Një pamje nga lart tregon një pjesë të liqenit Mornos që është tharë.