Kryeqyteti i Kinës, Pekini, nisi të hënën testimin masiv të qytetarëve, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.
Qarku Çaojang raportoi 26 raste në fundjavë - shifra më e lartë në valën e fundit.
Jashtë dyqaneve u panë radhë të gjata njerëzish, pavarësisht pohimeve të Qeverisë kineze se ka mjaftueshëm ushqime.
Megjithatë, ka frikë se Pekini mund të përballet me situatë të ngjashme si Shangai, ku mbi 25 milionë njerëz janë mbajtur të mbyllur në shtëpitë e tyre për javë të tëra.
SHIKONI EDHE: Përleshje në Shangai rreth masave kundër COVID-19Ekipi për parandalimin e sëmundjeve në Çaojang tha se të 3.5 milionë njerëzit e qarkut do t’i nënshtrohen tri rundeve të testimit për koronavirus.
Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 509 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur.