Termokiss - aty ku secila ide ka vend për diskutim

Your browser doesn’t support HTML5

Termokiss është një qendër socio-kulturore në Lagjen Dardania në Prishtinë. Funksionon si hierarki horizontale, në të cilën secila ide dhe mendim ka vend për diskutim. I ndërtuar në vitet ’90 nga kompania e ngrohjes, Termokos, objekti ishte lënë pas dore. Por, në vitin 2016, një grup vullnetarësh u bashkuan për ta bërë fillimisht funksional dhe për ta shndërruar, më pas, në qendër për komunitetin.