Tërmetet më vdekjeprurëse në 25 vjetët e fundit përmes fotove
Banorë të ulur rreth një zjarri të ndezur pranë ndërtesave të shembura pas tërmeteve në Kahramanmarash të Turqisë më 8 shkurt 2023.
Tërmeti prej 7.8 ballësh shkatërroi mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri më 6 shkurt dhe ishte një prej tërmeteve më të fuqishme në botë mbi një dekadë. Deri më tani, janë konfirmuar mbi 28.000 viktima.
Afganët në provincën Kost, të goditur nga tërmeti, më 26 qershor 2022.
Më 22 qershor, Afganistani u godit nga një tërmet prej 6.1 ballësh, që la të vdekur mbi 1.100 persona.
Një pamje nga lartë e Hotelit Le Manguier, të shkatërruar nga tërmeti në Les Kajes, Haiti, më 14 gusht 2021.
Mbi 2.200 persona vdiqën pas tërmetit prej 7.2 ballësh.
Pamje nga lartë e xhamisë Baiturrahman, që u godit nga cunami pas tërmetit në Indonezi më 30 shtator 2018.
Tërmeti i 28 shtatorit prej 7.5 ballësh, që shkaktoi cunami, vlerësohet se ka vrarë 4.300 persona.
Një nepalez duke qarë ecën nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara në Baktapur, afër Katmandusë në Nepal më 26 prill 2015.
Më 25 prill, një tërmet prej 7.8 ballësh ua mori jetën mbi 8.800 personave.
Momenti kur cunami godet qytetin Mijako, pak pasi një tërmet prej 9 ballësh goditi veriun e Japonisë.
Mbi 18.400 persona vdiqën pas këtij tërmeti në Japoni, që ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë shtet.
Pamje nga lartë e shkatërrimeve në pallatin presidencial pasi tërmeti goditi Haitin më 12 janar 2010.
Qeveria e Haitit vlerësoi se nga tërmeti prej 7 ballësh u vranë 316.000 persona.
Të lënduarit nga tërmeti vdekjeprurës që goditi provincën Siçuan, në Kinë më 13 maj 2008.
Tërmeti prej 7.9 ballësh la të vdekur mbi 87.500 persona.
Indonezianët pranë rrënojave të një dyqani në Batul, të Indonezisë më 28 maj 2006.
Tërmeti i 27 majit, prej 6.3 ballësh rezultoi me vdekjen e më shumë se 5.700 personave.
Qytetarë të mbledhur pranë rrënojave të një ndërtese të shembur në Islamabad më 8 tetor 2005.
Tërmeti prej 7.6 ballësh vrau më shumë se 80.000 persona në rajonin Kashmir të Pakistanit.
Leni dhe Masie duke qarë pas vdekjes së familjarëve të tyre në Gunung Sitoli të Indonezisë më 31 mars 2005.
Nga tërmeti i 28 marsit prej 8.6 ballësh u vranë 1.300 persona.
Një xhami është objekti i vetëm i pashkatërruar në Ace, Sumatra Indonezi më 4 janar 2005.
Tërmeti i 26 dhjetorit prej 9.1 ballësh, që shkaktoi cunami në Oqeanin Indian, vlerësohet se ka vrarë 230.000 persona në dhjetëra shtete.
Një iranian bën me gisht drejt kalasë së shkatërruar 3.000-vjeçare të Bamit në Iran më 26 dhjetor 2003.
Tërmeti prej 6.6 ballësh vrau mbi 20.000 persona.
Një person qëndron në rrënojat e shtëpisë së tij, që u shemb gjatë tërmetit në Boumerdes, Algjeri më 23 maj 2003.
Më 21 maj, tërmeti prej 6.8 ballësh vrau më shumë se 2.200 persona.
Pamje nga lartë të shkatërrimeve në qytetin Anxhar, Indi më 30 janar 2001.
Tërmeti i 26 janarit prej 7.6 ballësh la të vdekur më shumë se 20.000 persona.
Një person qëndron i ulur pranë rrënojave të shtëpisë së tij në Golçuk, 150 kilometra në lindje të Stambollit, pas një tërmeti të fuqishëm më 19 gusht 1999.
Tërmeti i 17 gushtit prej 7.6 ballësh vrau afër 18.000 persona.