Në kërkim të të mbijetuarve nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke bartur me barelë një person që kishte mbetur i bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Adana të Turqisë më 6 shkurt 2023. 
 

Një fëmijë i nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese të rrëzuar në Azaz të Sirisë m 6 shkurt 2023. 

Ekipet e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit, në qytetin Jandaris në Siri më 6 shkurt 2023.

Njerëzit mblidhen derisa ekipet e shpëtimit kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja, pas tërmetit, në qytetin e kontrolluar nga opozita Jandaris në Siri, 6 shkurt 2023.

Një burrë duke qarë derisa njerëzit kërkojnë për të mbijetuar nën rrënoja në Dijarbakir më 6 shkurt 2023.

Banorët në Diarbakir të Turqisë duke kërkuar mes rrënojave për të mbijetuar, pas tërmetit të fuqishëm. 

Shoqata e Kërkimit dhe Shpëtimit (AKUT) me një qen nuhatës duke kërkuar për të mbijetuari në vendin e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Adana, Turqi, 6 shkurt 2023. 

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe qytetarët vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nëpër rrënoja në Diyarbakir, Turqi, 6 shkurt 2023. 

Qytetarët duke kërkuar për të mbijetuar pas rrëzimit të ndërtesave në Azmarin, në provicën Idlib, në veri të Sirisë. 
 

Një xhami në Malatia të Turqisë, e dëmtuar nga tërmeti. 
 

Një spital në një qytet nën kontrollin e rebelëve sirianë, e mbushur me pacientë të plagosur gjatë tërmetit. 
 

Banorët dhe ekipet e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në Adana të Turqisë. 

Ekipet e shpëtimit në Hama të Sirisë, duke bartur me barelë një të mbijetuar të tërmetit. 

Ekipet e shpëtimit duke tentuar të nxjerrin banorët e bllokuar në një ndërtesë të dëmtuar në Adana të Turqisë më 6 shkurt 2023.
 

Shkatërrimet nga tërmeti në Diarbakir të Turqisë më 6 shkurt 2023.

Gjatë natës, banorët dhe ekipet e shpëtimit duke nxjerrë të mbijetuar nga rrënojat në Diarbakir të Turqisë. 

Ndërtesë e rrëzuar në Turqi nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë shtet dhe Sirinë fqinje. 

Një punonjës shpëtimi duke bartur një fëmijë të lënduar nga një ndërtesë e dëmtuar si pasojë e tërmetit, në Azaz të Sirisë më 6 shkurt 2023.

Njerëzit duke kërkuar për të mbijetuar nëpër rrënoja në Dijarbakir, më 6 shkurt. 

Automjetet e dëmtuara në një parking përpara një ndërtese të shembur pas tërmetit në Dijarbakir, në juglindje të Turqisë më 6 shkurt 2023.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit, që goditi Turqinë dhe Sirinë ka lënë mijëra njerëz të vdekur dhe mijëra të tjerë të lënduar. Nga lëkundjet e mëdha të tokës, shumë ndërtesa janë shkatërruar, duke bllokuar nën rrënoja banorët. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.