Fondet e grumbulluara nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë, nuk mund të shfrytëzohen pa ndonjë vendim paraprak nga Qeveria e Kosovës për rimbursim të kreditorëve potencialë, vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike.
Kreditor potencial mund të jetë personi ose subjekti, i cili ka një pretendim të vlefshëm si kreditor ndaj një ndërmarrjeje ose aseti të shitur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) .
AKP-ja nuk e ka numrin e saktë të kreditorëve eventual.
Të gjitha të hyrat e mbledhura nga Agjencia si rezultat i aktiviteteve të saj, mbahen në mirëbesim për t’ju shpërndarë kreditorëve dhe pronarëve, nëse një gjë e tillë vërtetohet nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.
SHIKONI EDHE: Paratë që s'preken dotAgjencia Kosovare e Privatizimit ka grumbulluar më shumë se 769 milionë euro nga shitja e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që nga fillimi i procesit të privatizimit në vitin 2020.
Nga vlera e përgjithshme deri më tani,381 milionë euro janë transferuar në buxhetin e Kosovës, mbi 140 milionë euro janë ndarë për 20 për qindëshin për punëtorët që kanë punuar në ndërmarrjet e shitura, 31 milionë euro përkreditorë, kurse 218 milionë është fondi në dispozicion.
Qeveria e Kosovës ka paraparë që të tërheqë 100 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, në emër të rimëkëmbjes ekonomike, për humbjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Tërheqja e mjeteve është paraparë në bazë të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili të premten, më 14 gusht, pritet të shqyrtohet në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Zyrtarë të AKP-së, duke mos dashur të komentojnë projektligjin në fjalë, në një përgjigje me shkrim nga zyra për informim e kësaj agjencie, theksojnë se, “as Qeveria, as Kuvendi i Kosovës dhe as AKP-ja, nuk cenojnë kreditorët e ligjshëm”.
SHIKONI EDHE: Kosova, në ‘shpejtësinë e parë’ për të shpëtuar ekonominë
Kurse, zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, thonë për Radion Evropa e Lirë se “ky proces është koordinuar në bashkëpunim me AKP-në dhe se ndryshimet e lartpërmendura nuk do të ndikojnë në punën dhe aktivitetin e Agjencisë Kosovare për Privatizim dhe as në obligimet e saj karshi kreditorëve”.
Muharrem Shahini, zëdhënës në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, thotë se bartja e këtyre mjeteve në buxhetin e Republikës së Kosovës do të mundësohet përmes plotësim-ndryshimit të Ligjit për AKP-në, si dhe përmes aprovimit të projektligjit për rimëkëmbje ekonomike nga COVID-19, i cili është në shqyrtim në Kuvendin e Kosovës.
SHIKONI EDHE: Mbi 8 miliardë dollarë donacione për luftimin e koronavirusitNë këtë projekt thuhet se “fondet e përkohshme të AKP-së, të përdoren për investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit” i shtohet teksti “ si dhe për financim të rimëkëmbjes ekonomike”.
Për të qenë të sigurta mjetet e shfrytëzuara të AKP-së, në këtë projektligj duhet të ketë një nen apo klauzolë, që garanton se në rast nevoje, kreditorët duhet t’i rimburësojë Qeveria e Kosovës, shprehen ekspertë për çështje ekonomike.
Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria e Kosovës duhet të ndërmarrë masa në mënyrë që mos i dëmtojë kreditorët potencialë.
“Në këtë rast, marrja e mjeteve pa dhënë garancion besoj se mund t’i rrezikojë kreditorët në procedurat e ardhshme”, vlerëson Bektashi për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, përveç mjeteve të AKP-së, në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, parashihet që kontributpaguesit mund t’i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Pakoja për rimëkëmbje ekonomike kap vlerën e 385 milionë eurove.