Çfarë ndodh gjatë "terapisë së konvertimit" të personave LGBT në Rusi

Your browser doesn’t support HTML5

Rusët që i janë nënshtruar të ashtuquajturës “terapi të konvertimit” për personat LGBT, i kanë treguar Radios Evropa e Lirë për trajtimin brutal që kanë përjetuar, në mes të një shtypjeje të vazhdueshme të minoriteteve seksuale në Rusi. Një person, i cili ka dashur t’i nënshtrohet kirurgjisë për konfirmimin e gjinisë, ka rrëfyer se si është detyruar ta tridhte një derr. Intervistat janë realizuar para se autoritetet ruse ta shpallnin REL-in “organizatë të padëshirueshme”. (Përgatiti: Trim Haliti)