Një person tenton të vetëdigjet para Komisionit Evropian
Your browser doesn’t support HTML5
Një person bëri përpjekje të vetëdigjej të mërkurën para ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel. Personi derdhi benzinë përreth vetes, por u kap nga policia përpara se të kryente aktin. Në vend të ngjarjes dolën edhe ushtria, zjarrfikësit dhe auto-ambulancat. Pas rreth 20 minutash, sa zgjatën kërcënimet e tij për vetëdjegie, personi u prangos dhe u dërgua në spital. Gjatë asaj kohe, ndërtesa e Komisionit Evropian u mbyll. Në këtë ngjarje nuk u plagos askush.