Tensione në rritje në Nagorno Karabak
Një çift duke ecur nëpër mjegull në Stepanakert, qyteti më i madh i Nagorno Karabakut, më 15 dhjetor 2022. Dhjetëra azerbajxhanas kanë bllokuar rrugën në Korridorin e Lakinit që nga 12 dhjetori.
Bllokada është organizuar nga njerëz që pretendojnë se janë aktivistë mjedisorë nga Azerbajxhani, të cilët thonë se Armenia ka bërë eksploatime të paligjshme në Nagorno-Karabak. Aktivistët janë mbështetur nga autoritetet e Azerbajxhanit.
Si pasojë e bllokadës ka mungesë të furnizimeve me ushqime, ilaçe dhe karburante për 120.000 banorët e Nagorno Karabakut, prandaj mijëra armenë dolën në rrugë në Stepanakert më 25 dhjetor për të protestuar kundër Azerbajxhanit.
Disa armenë duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin "Putin! Mbaje fjalën tënde", qëndrojnë përpara paqeruajtësve rusë në një pikë kontrolli jashtë Stepanakertit më 27 dhjetor.
Një forcë paqeruajtëse prej 2.000 trupash nga Rusia u dërgua për të ruajtur paqen dhe për të siguruar që Korridori i Lakinit të mbetet i hapur sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Moska për t'i dhënë fund konfliktit të vitit 2020.
Reflektimi i një burri në një pasqyrë pranë një shtëpie që po digjej nga armenët etnikë teksa po largoheshin në fshatin Çerektar në Nagorno Karabak, më 14 nëntor 2020. Sipas kushteve të marrëveshjes, armenët duhej të lironin disa pjesë të Nagorno-Karabakh.
Ushtarët e Azerbajxhanit duke bërë roje një pikë kontrolli në Korridorin e Lakinit. Armenia pretendon se protestat janë të orkestruara nga Azerbajxhani dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje që ta heqë bllokadën.
Konsumatorët në një dyqan ushqimor pothuajse të zbrazët në Stepanakert më 7 janar. Pas më shumë se një muaji të bllokimit, banorët e Nagorno Karabakut kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se ka mungesë ushqimesh, ilaçesh dhe karburantesh.
Nxënësit e shkollës duke u ngrohur rreth një stufe në klasën e tyre në Stepanakert.
Kuponë ushqimi në një shtëpi familjare në Stepanakert. Autoritetet lokale armene zbatuan një sistem racionimi më 20 janar, duke mbuluar orizin, makaronat, hikrrën, sheqerin dhe vajin e lulediellit.
Dy djem duke u ngrohur pranë një stufe më 18 janar. Autoritetet urdhëruan gjithashtu mbylljen e shkollave për shkak të mungesës së gazit dhe energjisë elektrike.
Shoferët duke pritur për t'u furnizuar me gaz natyror në Stepanakert. Azerbajxhani, gjithashtu, ka shkurtuar në mënyrë sporadike furnizimet me gaz në Nagorno Karabak -- së fundi më 21 janar.
Një grua dhe djali i saj duke darkuar nën dritën e qirinjve në shtëpinë e tyre në Stepanakert.
Një djalë në shtëpi në Stepanakert, më 18 janar.
Dy gra të moshuara duke u ngrohur me një nxehëse me energji elektrike në Stepanakert.