Tensione në Shkup për propozimin francez

Your browser doesn’t support HTML5

Mijëra njerëz protestuan për natën e tretë në Shkup kundër propozimit francez për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Një pjesë e protestuesve të udhëhequr nga partia, Të Majtët, e Dimitar Apacievit shtyen rrethojën e vendosur para Qeverisë. Ata hodhën letra tualeti, shishe plastike, topa uji dhe vezë në ndërtesën e Qeverisë. Protestuesit besojnë se propozimi francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Ata po ashtu kërkojnë që Qeveria ta refuzojë këtë propozim. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se propozimi francez është "bazë e fortë për ndërtimin e një qëndrimi prej burrështetasi për mundësi të hapjes së shtetit tonë".