Tenistja ukrainase fton vajzën e ushtarit në ndeshjen e saj në Wimbledon

Your browser doesn’t support HTML5

Tenistja ukrainase, Elina Svitolina, ftoi një admiruese të re për ta parë ndeshjen e saj në Wimbledon, pasi mori vesh se vajza nuk po arrinte të siguronte bileta. Dhjetëvjeçarja Anna, babai i së cilës po lufton në vijën e frontit në Ukrainë, priti në radhë dy ditë, pa mundur të blinte bileta për ta parë heroinën e saj në tenis. Kur nëna e saj, Maryana, publikoi një video në Telegram, Svitolina u ofroi atyre dy bileta për ndeshjen e saj më 9 korrik, kundër rivales bjelloruse, Victoria Azarenka. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)