Bota në luftë me zjarret
Pisha që digjen gjatë një zjarri të egër në Agia Sotira, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Një burrë duke futur qenin në veturë ndërsa po evakuohet nga zona e kapluar nga zjarri në fshatin Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Një oficer policie evakuon një fëmijë ndërsa shumë pranë shihet zjarri që ka përfshirë zonën, fshati Agios Charalampos, pranë Athinës, më 18 korrik 2023.
Një helikopter zjarrfikës fluturon nëpër tym ndërsa njerëzit shikojnë në Mandra në perëndim të Athinës, të martën më 18 korrik 2023. Në Greqi, tri vatra të mëdha zjarri dogjën sipërfaqe të tëra jashtë Athinës për të dytën ditë.
Flakët përfshijnë një shtëpi në Saronida, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
Njerëzit duke evakuuar kuajt nga një qendër kalërimi, pasi zjarri përfshiu Kalyvian, afër Athinës, Greqi, më 17 korrik 2023.
Një fëmijë duke larguar delet e familjes së tij teksa zjarri i afrohej fshatit Agios Charalampos, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Një zjarrfikës duke shuar flakët në vendbanimin Panorama pranë Agioi Theodorit, rreth 70 km në perëndim të Athinës, më 18 korrik 2023.
Përpjekjet për të shuar zjarrin nga ajri në fshatin Pournari, afër Athinës, më 18 korrik 2023.
Kjo fotografi e bërë mesnatën e 17 korrikut 2023 tregon një shpërthim zjarri të ndezur nga brigada e zjarrfikësve të pyjeve "BRIFOR", për të parandaluar avancimin e flakëve në Ishujt Kanare të La Palmas, që nisën si një zjarr pyjor më 15 korrik ndërsa shkatërruan 4000 hektarë tokë.
Pamje e përgjithshme e një vatre zjarri në krahun e një mali në Bitsch pranë Brigut, Zvicër, më 18 korrik 2023.
Një helikopter duke hedhur ujë në malet në Zvicër.
Një helikopter zjarrfikës në Ishujt Kanare të Spanjës.
Një kamion i zjarrfikësve pranë një vatre zjarri në fshatin Pournari, në Greqi, më 18 korrik 2023.
Një helikopter zjarrfikës lëshon ujë për të shuar një zjarr në Belen, pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Një banor përdor një shat për të ndërprerë përhapjen e zjarrit pranë Iskenderunit, në Turqi, më 17 korrik 2023.
Një biçikletë shihet në një shtëpi të djegur nga zjarri në Ishujt Kanare, Spanjë, më 17 korrik 2023.
Një zjarrfikës përdor një zorrë uji për të shuar zjarrin pranë Vanderhoofit, në Kanada, korrik 2023.
Ky imazh i bërë më 14 korrik 2023, i lëshuar nga Societe De Protection Des Forets (SOPFEU) më 18 korrik 2023, tregon tymin e zjarrit që mbulon qiellin në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë. Rreth 900 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në të gjithë Kanadanë, rreth 580 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit, sipas raportimeve të mediave, ndërsa dy zjarrfikës kanë vdekur.
Zjarri në Bitsch, Valais, Zvicër, 17 korrik 2023.
Një zjarr që ra pranë ndërtesave në fshat, bëri që disa banorë të evakuohen, në fshatin al-Marana, Homs, Siri, më 18 korrik 2023.
Tymi e zjarri në zonën veriore të provincës Quebec të Kanadasë.
Një cisternë duke lëshuar lëndë për parandalimin e zjarrit në një pyll në Kanada, 17 korrik 2023.