Telekomi i Kosovës i ka njoftuar konsumatorët se rënia e përgjithshme e shërbimeve prej mëngjesit të së martës, është shkaktuar si pasojë e vjetërsisë së pajisjeve.
Përmes një komunikate për media, Telekomi ka thënë se pajisjet do të ndërrohen shpejt – pa përmendur afate kohore.
Sipas kompanisë, ekipet e saj teknike janë duke punuar për t’i rikthyer shërbimet te qytetarët.
Disa prej tyre janë ankuar në rrjetet sociale për mungesë shërbimesh.
Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare, në të cilën operon telefonia fikse dhe ajo mobile, Vala.
Operatori Vala ka mbi 1.2 milion konsumatorë në nivel vendi. Në këtë kompani janë të punësuar rreth 2.500 punëtorë.
Telekomi i Kosovës dikur ka qenë kompania më fitimprurëse në Kosovë.
Mirëpo, kohën e fundit është përballur me përkeqësim të situatës financiare.
Kjo situatë, sipas ekspertëve të telekomunikacionit, ka ardhur si pasojë e kontratave të dëmshme, vendimmarrjes së gabuar, mungesës së investimeve, ndërhyrjes së politikës në vendimmarrje strategjike të kompanisë dhe nepotizmit.
SHIKONI EDHE: Kurti: Telekomi duhet të rikthehet si lider në tregTelekomi i Kosovës i është nënshtruar dy herë procesit të privatizimit, mirëpo asnjëri prej tyre nuk është finalizuar me sukses.