Telekomi i Kosovës bëri të ditur se më 13 shtator është përballur me sulme kibernetike.
Përmes një njoftimi për media, Operatori i shërbimeve mobile, Vala, bëri të ditur se edhe pse “sulmet kanë vazhduar”, Telekomi ka arritur të kthejë shërbimet e prekura të internetit në rrjetin e telefonisë mobile dhe fikse.
Telekomi i Kosovës është kompani publike, e transformuar në shoqëri aksionare.
Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që institucionet në Kosovë raportojnë se kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.
Më 6 shtator, Qeveria e Kosovës bëri të ditur se ueb-faqet e institucioneve shtetërore kanë qenë cak i një sulmi kibernetik.
Qeveria tha se ky sulm është kryer prej jashtë vendit, por nuk specifikoi më shumë.
SHIKONI EDHE:
Ueb-faqet e institucioneve të Kosovës, cak i sulmeve kibernetikeÇfarë dihet për grupin që qëndron pas sulmeve kibernetike në Shqipëri?Edhe shtetet e tjera të rajonit së fundmi janë përballur me sulme kibernetike.
![](https://gdb.rferl.org/09850000-0aff-0242-8be0-08da959e339d_w1080_h608_b_s.png)
Shqipëria ka raportuar një të tillë në korrik dhe një në shtator. Për të dyja sulmet, Tirana ka fajësuar Iranin dhe më 7 shtator ka shkëputur raportet diplomatike me Teheranin.