Posterë, mbishkrime e luhatje shpresash në Tel Aviv për pengjet izraelite
Mesazhi "Sillni në shtëpi" i qëndisur në një cohë, u referohet pengjeve të rrëmbyera në sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael nga grupi ekstremist palestinez, Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - shihet i vendosur në një pemë në Tel Aviv, Izrael, 4 shkurt 2024.
Një burrë kalon pranë ekraneve që shfaqin flamurin izraelit dhe fotografitë e pengjeve që u rrëmbyen në sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 në Izrael nga grupi ekstremist palestinez, Hamas. Sheshi Habima në Tel Aviv, Izrael, 4 shkurt 2024.
Një grua kalon pranë ekraneve ku shfaqen fotografi të personave që po mbahen peng nga grupi ekstremist palestinez, Hamas, që nga 7 tetori 2023, Tel Aviv, Izrael, 4 shkurt 2024.
Fotografia e një pengu të rrëmbyer në sulmin vdekjeprurës të Hamasit në Izrael është ngjitur në një poster në një shesh publik para Muzeut të Artit të Tel Avivit, ku familjarë të pengjeve mblidhen për të bërë thirrje për lirimin e tyre.
Një instalacion artistik në një fushë shahu figurat e të cilit simbolikisht përfaqësojnë pengjet e rrëmbyera në Izrael nga grupi radikal palestinez, Hamas.
Një afishe pjesërisht e grisur ku kërkohet lirimi i pengjeve të 7 tetorit. Tel Aviv, shkurt 2024
Fotografitë e disa prej të rrëmbyerve që po mbahen peng nga Hamasi, shihen të ngjitura në një xham të krisur.
Një ekran tregon kohën (katër muaj) qëkurse pengjet izraelite u morën nga persona të armatosur të Hamasit më 7 tetor 2023, në një shesh përpara Muzeut të Artit të Tel Avivit, ku familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre mblidhen për të bërë thirrje për lirimin e tyre në Tel Aviv, Izrael, 4 shkurt 2024.
Një pjesë grafitit "Sillni në shtëpi" bën thirrje për lirimin e pengjeve dhe i bën homazh artistit të grafitit Inbar Haiman, i njohur edhe si "Pink", i cili u rrëmbye në sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael nga grupi radikal palestinez dhe më vonë vdiq në robëri. Tel Aviv, Izrael, 2 shkurt 2024.
Një tjetër pllakat me fotografi të personave të rrëmbyer në Izrael që ende po mbahen peng nga Hamasi.
Fotografi të të rrëmbyerve e mbishkrime gjithandej rrugëve të Tel Avivit bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve.
Fotoja e një personi të rrëmbyer në sulmin vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael nga grupi radikal palestinez, Hamas, është ngjitur në shtyllën metalike të trotuarit në Tel Aviv.
Dahlia Cooper vendos një foto të vjehrrit të saj Amiram Cooper, i cili u rrëmbye në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.
Një tabelë e madhe me fotografitë e pengjeve e vendosur në Tel Aviv.
Një poster që bën thirrje për lirimin e pengjeve që u rrëmbyen gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit 2023 në Izrael, Tel Aviv shkurt 2024.
Fotografi e mbishkrime në Tel Aviv, që bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve izraelite.
Shiritat e verdhë, që bëjnë thirrje për lirimin e pengjeve, janë lidhur rreth trungjeve të pemëve në një shëtitore në Tel Aviv.
Një tjetër fotografi e një të rrëmbyeri që po mbahet peng nga grupi radikal palestinez, Hamas.
Një letër ngjitëse me datën e sulmeve të grupit radikal palestinez, Hamas, në Izrael.
Një tabelë me fotografitë e personave të rrëmbyer në Izrael nga Hamasi, të cilët vazhdojnë të mbahen peng.