Mediat ruse i shpallën të vrarë në Ukrainë: Dy francezë flasin për REL-in
Your browser doesn’t support HTML5
Dy shtetas francezë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se janë shëndosh e mirë dhe po jetojnë në Francë, pavarësisht pohimeve të mediave shtetërore ruse se ata ndodheshin në qytetin ukrainas të Harkivit, kur Rusia kreu një sulm ajror, më 16 janar. Ministri i Mbrojtjes i Rusisë ka pohuar se 60 “luftëtarë të huaj”, shumica prej të cilëve francezë, u eliminuan në një sulm preciz ndaj një ndërtese. (Përgatiti: Trim Haliti)