Influencuesi britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t'i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.
Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim me qenie njerëzore dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy gra rumune – formuan një grup kriminal për trafikimin e njerëzve në Rumani dhe vende të tjera, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.
Ata do të vazhdojë të mbesin në paraburgim edhe për 30 ditë, pasi një gjykatë rumune ankesën e tyre të martën.
SHIKONI EDHE: Pas arrestimit të Andrew Tate, zbulohen taktikat e trafikantëve për mashtrimin e vajzaveIsh-kikboksieri, i lindur në SHBA, me nënshtetësi britanike, Tate ka ndërtuar një markë multimilionëshe në internet mbi konceptet e maskulinitetit, mizogjinisë dhe “krijimit të pasurisë”.