A duhet dëgjuar aleatët?

Your browser doesn’t support HTML5

Qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos shtyrë zbatimin e vendimit për targat e paligjshme serbe. Qeveria e Kosovës njoftoi më 28 tetor se vendimi për riregjistrimin e automjeteve - kryesisht në veri - me targa të Republikës së Kosovës, do të bëhet në tri faza, nisur nga 1 nëntori. SHBA-ja dhe BE-ja u shprehën të zhgënjyera për mosshtyrjen e këtij vendimi për dhjetë muaj, ashtu siç kërkuan ato.