Targat me letra ngjitëse

Një veturë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, në pjesën e Serbisë, e pajisur me letër ngjitëse. 4 tetor 2021. 
 

Në pjesën e Serbisë, në afërsi të pikëkalimit kufitar në Jarinjë, në mëngjesin e 4 tetorit, u panë radhë të veturave që prisnin të hynin në Kosovë. 
 

Një kamion që ka hyrë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar në Merdare, është pajisur me letër ngjitëse, që u vendoset automjeteve në pjesën ku janë simbolet shtetërore. 

Autoritetet e Kosovës në Merdare duke mbuluar me letër ngjitëse simbolet e një automjeti me targa të Serbisë. 4 tetor 2021. 
 

Një automjet me targa nga Serbia u pajis me letër ngjitëse gjatë hyrjes në Kosovë në pikëkalimin kufitar në Merdare. Marrëveshja për letrat ngjitëse do të aplikohet për gjashtë muaj dhe më pas një Grup Punues nga Kosova dhe Serbia do të punojë në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.


 

Policia e Kosovës tha se marrëveshja për targat po zbatohet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës. Në mëngjesin e 4 tetorit, në pikën kufitare në Jarinjë, të gjitha automjetet që hynin dhe dilnin nga Kosova pajiseshin me letra ngjitëse. 
 

Një automjet me letër ngjitëse në Jarinjë më 4 tetor. Rrugët që çonin në Jarinjë dhe Bërnjak ishin të bllokuara nga 20 shtatori deri më 4 tetor, pasi serbët kundërshtuan vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të gjitha veturat me targa serbe të pajiseshin me targa të përkohshme prej letre. 
 

Marrëveshja për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë e arritur në Bruksel më 30 shtator, përveç letrave ngjitëse, parasheh edhe vendosjen e misionit të KFOR-it në Jarinjë dhe Bërnjak. Pjesëtarët e KFOR-it do të qëndrojnë dy javë në këto dy pikëkalime.