Historia e tankeve Abrams

Disa tanke M1A1 Abrams duke marrë pjesë në manovra ushtarake të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), në Adazi, Letoni, më 26 mars 2021.

Moska ka thënë se furnizimi i Ukrainës me tanke Abrams do të ishte “provokim flagrant”.

Dy tanke M1A1 Abrams, të ushtrisë amerikane, duke lëvizur nëpër shkretëtirë gjatë fazës tokësore të operacionit "Stuhia e Shkretëtirës", më 24 shkurt 1991.

Ndonëse tanket M1 Abrams hynë në përdorim më 1980, "Stuhia e Shkretëtirës" shënoi përdorimin e tyre të parë në luftime.

Një grua shqiptare duke dredhur lesh para një tanku amerikan M1 Abrams, i cili ishte pjesë e operacionit të NATO-s gjatë luftës në Kosovës, para bazës ajrore Rinas, më 12 maj 1999.

Me vend për ekuipazh prej katër personash, Abrams është njëri ndër tanket më të rënda në përdorim, me peshë prej gati 62 tonësh.

Rezervistët e ushtrisë amerikane mbi një tank M1A1 Abrams, në një kamp në Kuvajt, më 16 shkurt 2003.

Abrams i është nënshtruar përmirësimeve të ndryshme, duke çuar në versionet M1, M1A1 dhe M1A2, secili prej të cilëve është avancuar për nga armatimi, mbrojtja dhe elektronika.

Tanket M1A1 Abrams të ushtrisë amerikane duke i zënë pozicionet mbrojtëse gjatë një shkëmbimi zjarri afër pikës kryesore të kontrollit në Falluxha, Irak, më 24 qershor 2004.

Versioni për eksport i tankut Abrams përdoret nga ushtritë e Australisë, Egjiptit, Irakut, Kuvajtit, Polonisë dhe Arabisë Saudite.

Një tank M1A1 Abrams i ushtrisë amerikane duke lëvizur me shpejtësi nëpër një autostradë irakiane, afër një pike ushtarake kontrolli, në Falluxha, më 1 korrik 2004.

Ushtria amerikane besohet të ketë në përdorim 2.509 tanke Abrams të versioneve të ndryshme, si dhe 3.700 tanke Abrams në magazina.

Një ushtar amerikan duke mbushur me karburant tankun e tij M1 Abrams, në provincën Helmand, në Afganistan, më 2 shkurt 2011.

Versioni aktual i tankut M1A2 Abrams mund të arrijë shpejtësi maksimale prej 72 kilometrash në orë, në rrugë të asfaltuara, dhe të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 48 km/h në terrene të tjera. Motori i saj mund të përdorë karburante të llojeve të ndryshme.

Një tank M1 Abrams i forcave irakiane duke avancuar drejt Mosulit, në Irak, gjatë një ofensive për ta rimarrë zonën nga militantët e grupit Shteti Islamik (IS), më 25 shkurt, 2017.

Një tank M1A1 Abrams gjatë stërvitjeve ushtarake në Xhorxhia, SHBA, më 29 mars 2018.

Komandanti i tankut kontrollon një top prej 120-milimetrash, si dhe tre mitralozë.

Personeli ushtarak duke shkarkuar tanke M1 Abrams në Bremerhaven, Gjermani, më 21 shkurt 2020.

Ish-komandanti i forcave tokësore amerikane në Evropë, Mark Hertling, ka vlerësuar se tanket e prodhuara në Gjermani, Leopard 2, mund të mbërrijnë në fushëbetejat e Ukrainës gjatë marsit, përderisa tanket amerikane, të cilat kanë nevojë për mbështetje më të madhe logjistike, mund t’iu dorëzohen forcave ukrainase pas rreth 8 muajsh.