Talibanët kanë arrestuar një ish-politikan, një gazetar dhe një regjisor në ditët e fundit në Afganistan, sipas të afërmve të tyre.
Arrestimet përbëjnë një përshkallëzim të madh të shtypjes së grupit ekstremist ndaj disidencës, një fushatë e dhunshme që ka shënjestruar gazetarët, aktivistët dhe figurat politike.
Personi i fundit i shënjestruar në këtë fushatë shtypjeje ishte Sayyed Rahim Saeedi, producent televiziv dhe regjisor me bazë në kryeqytetin afgan, Kabul.
Familjarët e Saeedit, të cilët folën në kushte anonimiteti nga frika e hakmarrjes, i thanë Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se anëtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës – inteligjenca famëkeqe e talibanëve – e arrestoi atë dhe djalin e tij më 20 korrik.
Djali i tij u lirua një ditë më pas, thanë të afërmit.
SHIKONI EDHE: “E torturuan dhe e vranë” pasi kritikoi talibanët në FacebookNuk është e qartë se pse u arrestuan. Vendndodhja e regjisorit mbetet e panjohur dhe talibanët nuk kanë komentuar për arrestimin e tij.
Ndërkaq, talibanët arrestuan edhe Rohullah Rauf, ish-kreun e këshillit provincial rë provincës verilindore të Takharit, tha një burim i afërt me të, i cili foli në kushte anonimiteti për Radion Azadi.
Burimi tha se Rauf u arrestua nga talibanët pasi u kthye në shtëpinë e tij pas lutjeve të së premtes më 19 korrik. Sipas burimit, është e paqartë pse ai u arrestua.
Mowloda Tawana, aktiviste afgane për të drejtat e njeriut, tha se arrestimi i Raufit tregon se talibanët nuk janë të përkushtuar për amnisti, për të cilën ata njoftuan pak pasi morën pushtetin më 2021.
Amnistia e përgjithshme përfshinte të gjithë zyrtarët amerikanë, forcat e sigurisë dhe individët që kishin bashkëpunuar me praninë e larguar ushtarake në Afganistan, që udhëhiqej nga Shtetet e Bashkuara.
Por, vëzhguesit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar raste të shumta të hakmarrjes, përshirë vrasjet e paligjshme dhe tortura.
Ndërkaq, gazetari i pavarur Mohammadyar Majrooh u arrestua nga talibanët në qytetin jugor të Kandaharit, thanë të afërmit e tij.
Të afërmit e Majrooh thanë se gazetari u arrestua më 12 korrik. Sipas tyre, vendndodhja e tij është e panjohur.
SHIKONI EDHE: Si është të jesh gazetar nën sundimin e talibanëveMajrooh ishte arrestuar edhe në shkurt të vitit 2023 teksa po punonte në një storie për kanalin privat, Tolo News.
Në një deklaratë të publikuar më 17 korrik, Qendra e Gazetarëve të Afganistanit – një organizatë lokale për mediat – kërkoi që Majrooh të lirohej “pa vonesa të mëtejme dhe pa parakushte”.
Hamid Obaidi, kryetari i Organizatës për Mbështetjen e Gazetarëve në Afganistan – një tjetër organizatë lokale për të drejtat e mediave – tha se “arrestimet e paligjshme dhe ngacmimet e gazetarëve përbëjnë shkelje të lirisë së shprehjes”.
“Ne i dënojmë fuqishëm këto arrestime”, tha Obaidi për Radion Azadi.
Agjencia e inteligjencës së talibanëve nuk iu përgjigj kërkesës për koment të bërë nga Radioa Azadi lidhur me arrestimet e fundit.
Që kur morën pushtetin në gusht të vitit 2021, talibanët kanë arrestuar dhe burgosur dhjetëra gazetarë, aktivistë dhe akademikë për shkak të kundërshtimit publik të politikave të tyre shtypëse.
SHIKONI EDHE: Ushtarët që luftuan talibanët i druhen kthimit në AfganistanQindra gazetarë afganë u larguan nga shteti për shkak të frikësimit apo frikës nga ndjekja penale. Talibanët kanë ndaluar punën e disa transmetuesve ndërkombëtarë dhe kanë refuzuar vizat për gazetarët e huaj.
Si pjesë e sulmit të tyre ndaj disidencës, talibanët po ashtu kanë shtypur partitë politike dhe organizatat lokale joqeveritare. Vitin e kaluar, grupi militant ndaloi të gjitha grupet politike dhe organizatat joqeveritare.