Talibanët e kthejnë Afganistanin njëzet vjet prapa
Disa gra afgane, të mbuluara krejtësisht, duke ecur pranë një xhamie në qytetin e Heratit. (10 shtator 2021)
Disa demonstrues afganë duke brohoritur parulla gjatë një proteste kundër Pakistanit, pranë ambasadës pakistaneze në Kabul. (7 shtator)
Një përkrahës i talibanëve duke mbajtur flamuj të grupit islamik pranë një xhamie në Herat. (10 shtator)
Disa burra afganë duke drekuar në një restorant në Herat. (10 shtator)
Disa burra afganë duke ndenjur bashkë në një shesh të Heratit. (10 shtator)
Disa burra afganë duke u falur në një xhami në Herat. (10 shtator)
Disa luftëtarë talibanë duke lëvizur nëpër një rrugë në Herat. (10 shtator)
Një pjesëtar i talibanëve duke ua drejtuar pushkën protestuesve, teksa demonstruesit afganë brohoritnin parulla gjatë një proteste kundër Pakistanit, afër ambasadës pakistaneze në kryeqytetin e Afganistanit. (7 shtator)
Mbrojtësit e të drejtave të grave afgane dhe aktivistët civilë duke protestuar për të kërkuar nga talibanët që të ruhen arritjet e tyre dhe të mos cenohet e drejta e tyre për arsimim, para pallatit presidencial në Kabul. (3 shtator)
Disa luftëtarë talibanë duke u argëtuar në një park të braktisur lojërash në Kabul. (13 shtator)
Një aeroplan komercial duke qëndruar në vend në aeroportin ndërkombëtar "Hamid Karzai", në Kabul, një ditë pas tërheqjes së trupave amerikane. (31 gusht)
Disa luftëtarë talibanë duke biseduar këmbëkryq në një park të Kabulit. (13 shtator)
Një aeroplan i Qatar Airways duke u ngritur në ajër nga aeroporti i Kabulit. (10 shtator)
Dy luftëtarë talibanë duke qëndruar para një shenje në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit. (9 shtator)
Një luftëtar taliban duke testuar aftësitë në qitje, në një park lojërash në Kabul. (8 shtator)
Disa luftëtarë të armatosur talibanë duke u endur nëpër një park lojërash në kryqytetin e Afganistanit. (8 shtator)
Një turmë grash afgane duke brohoritur gjatë një proteste kundër Pakistanit, në Kabul. (7 shtator)
Një grua afgane duke ngritur flamurin e qeverisë së kaluar, teksa brohoriste gjatë një proteste kundër Pakistanit, në një rrugë të Kabulit. (7 shtator)
Një pjesëtar i talibanëve duke drejtuar trafikun në Kabul. (4 shtator)
Një pjesëtar i talibanëve duke bërë rojë mes njerëzve në një rrugë të Kabulit. (4 shtator)
Një luftëtar taliban duke pushuar, teksa në dorë mbante pushkën e tij, në Kabul. (4 shtator)
Një pjesëtar i armatosur i talibanëve duke mbajtur rend para Azizi Bank në Kabul. (4 shtator)
Një luftëtar taliban duke patrulluar një treg në Kabul. (4 shtator)
Përkrahësit e talibanëve duke u falur në një park në Herat. (10 shtator)
Njerëzit duke ecur në Kabul, para një portreti të një luftëtari të vrarë taliban. (1 shtator)
Disa fëmijë afganë duke i shikuar armët e një luftëtari taliban në Kabul. (1 shtator)
Disa burra afganë duke pritur në radhë për të tërhequr paratë e tyre nga një bankë në Kabul. (1 shtator)
Forcat talibane duke bërë rojë para aeroportit të Kabulit. (2 shtator)
Luftëtarët talibanë duke qëndruar në një pikë kontrolli në njërin prej shesheve kryesore të Kabulit. (1 shtator)
Një shitës ambulant afgan, njëherësh përkrahës i të ashtuquajturit Emirat Islamik i Afganistanit, duke brohoritur në mbështetje të talibanëve, në Kabul. (1 shtator)
Një pamje e tregut në kryeqytetin e Afganistanit. (1 shtator)
Disa burra afganë duke u zbavitur në një park në Herat. (10 shtator)