Talibanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit

Disa nxënës të muzikës në Afganistan duke mësuar më shumë për instrumentet në një qendër edukative. Fotografi nga arkivi.

Në numër i instrumenteve muzikore janë djegur të dielën në provincën afgane Herat, nga Policia e “moralit”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar News.

Udhëheqësi rajonal i Departamentit për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, Aziz al-Rahman al-Muhajir, ka thënë se autoritetet kanë konfiskuar dhe djegur instrumentet muzikore, sepse dëgjimi i muzikës është gjë e ndaluar.

Ky zyrtar ka bërë thirrje për promovim të muzikës si formë të “korrupsionit”, duke shtuar se muzika shkakton “devijim të rinisë dhe shkatërrim të shoqërisë”.

SHIKONI EDHE: Muzikantët afganë nën frikë dhe pasiguri

Pas kthimit në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, talibanët ua kanë ndaluar televizioneve transmetimin e muzikës.

Së fundi, sallat e dasmave janë udhëzuar që të përmbahen nga lëshimi i muzikës.

Aktiviteteve që janë në kundërshtim me rregullat islame – sipas interpretimit të talibanëve – janë ndaluar edhe në dasma dhe organizime të ngjashme.

Shumë artistë afganë dhe muzikantë kanë kërkuar azil në shtetet perëndimore.