"Talibanët do të më vrasin": Panik teksa Gjermania nis dëbimin e afganëve
Your browser doesn’t support HTML5
Gjermania ka dëbuar dhjetëra afganë gjatë gushtit – që të gjithë kriminelë të dënuar – për herë të parë që kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan më 2021. Por, veprimi ka nxitur panik mes komunitetit të madh afgan në Gjermani, shumë prej pjesëtarëve të të cilit frikohen se ata mund të jenë në radhë, teksa Berlini po i ashpërson politikat e azilit në vend, ndërsa partitë kundër imigracionit po përjetojnë rritje të popullaritetit. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)