Taksisti që shpëtoi protestuesin në Minsk

Your browser doesn’t support HTML5

Një video dramatike e një taksisti në Minsk duke shpëtuar një protestues anti-qeveritar nga policia bjelloruse u bë virale në mediat sociale në muajin shtator. Shoferi thotë se është i tmerruar nga veprimet e forcave të sigurisë që mbrojnë regjimin e Alyaksandr Lukashenkës dhe zgjedhjet presidenciale të gushtit, që vlerësohen se janë manipuluar. Ai thotë se i dinte rreziqet kur ndihmoi protestuesin që të arratisej, por nuk kishte frikë dhe se do ta bënte sërish të njëjtën gjë nëse është e nevojshme. (Përgatiti: Bujar Tërstena)