Atmosfera në tubimin pro-Vuçiqit në Beograd

Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrin pjesë në një tubim në mbështetje të politikave të tij dhe Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, në Beograd, Serbi, 26 maj 2023.

Presidenti Aleksandar Vuçiq para mbështetësve të tij.

Një pamje nga lart nga tubimi në mbështetje të Vuçiqit - qytetarët me çadra meqë në Beograd mbante mot me shi.  

Figura e presidentit serb gjatë fjalimit e shfaqur në ekrane të mëdha.

Vuçiq iu drejtohet mbështetësve të tij gjatë tubimit para ndërtesës së Parlamentit në Beograd, Serbi, 26 maj 2023. 

Tubimi para Kuvendit të Serbisë.

Në takimin e organizuar nga Partia Progresive Serbe në pushtet morën pjesë njerëz nga Serbia, por edhe nga Bosnja e Hercegovina, entiteti i Republikës Sërpska dhe nga Kosova.

Disa nga të pranishmit shfaqën edhe shkronjën Z, një simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Flamujt e Partisë Socialiste të Serbisë, një partner koalicioni i SNS-së, u panë në tubim.

Mbështetësit e partisë së presidentit Vuçiq me flamuj në duar. 

Qytetarët e mbledhur shihen duke pritur nisjen zyrtare të takimit.

Disa prej përkrahësve kishin veshur bluza me mbishkrimin “Gjithmonë me presidentin”, duke aluduar për kreun e shtetit dhe njeriun e parë të SNS-së, Aleksandar Vuçiq.

Skena para fillimit zyrtar të tubimit që mblodhi qytetarë serbë nga e gjithë Serbia, por edhe nga Bosnja dhe Kosova. 

Pankarta me mesazhin “Vraçari me Vuçiqin”: Më 3 maj, në një shkollë fillore në këtë komunë të Beogradit ndodhi një masakër, ku mbetën të vrarë nëntë fëmijë dhe një roje shkolle.

Sheshi para Parlamentit gjatë ditës së premte.

Një tubim i Partisë Progresive Serbe në pushtet u organizua të premten në qendër të Beogradit. Tubimi u mbajt në ditët kur dhjetëra mijëra njerëz po protestojnë me ftesë të opozitës, të pakënaqur me reagimin e qeverisë ndaj vrasjeve masive që tronditën vendin. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)