Takohen Biden dhe Putin

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Në samitin që po mbahet në Gjenevë, dy liderët pritet të flasin për një sërë temash, përfshirë kontrollin e armëve, krimet kibernetike dhe spiunazhin, ndryshimin e klimës dhe situatën me pandeminë COVID-19. Ky është takimi i parë i Bidenit me Putinin, që kur ai u bë president i Shteteve të Bashkuara.