Policia raporton për disa viktima nga të shtënat në një universitet në Llas Vegas

Policia në Las Vegas, fotografi nga arkivi.

Një person i dyshuar është gjetur i vdekur pas një sulmi me të shtëna me armë zjarri në kampusin e Universitetit të Nevadas në Llas Vegas.

Policia ka thënë se besohet se janë “disa viktima” si pasojë e sulmit, afër ndërtesës së universitetit.

Asnjë detaj nuk është dhënë për numrin e viktimave.

Të gjithë ndërtesat e universitetit do të mbyllen të mërkurën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, ka thënë se Shtëpia e Bardhë është duke e monitoruar situatën.

Carolyn Goodman, kryetare e Llas Vegasit, e ka quajtur lajmin “tragjik dhe zemërthyes”, dhe ka thënë se po lutet për secilin.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke i ndihmuar policisë lokale në kryerje të hetimeve.