Banorët e Kievit e kalojnë natën në qiell të hapur si pasojë e sulmeve ruse
Banorë të grumbulluar jashtë ndërtesës së tyre të banimit të dëmtuar në një sulm rus me raketa balistike mëngjesin e hershëm të 13 dhjetorit në Kiev.
Ukraina pohoi në Telegram se kishte rrëzuar 10 raketa balistike që synonin kryeqytetin.
Ekipet e emergjencës duke punuar në vendin ku ndodhi sulmi, i cili goditi një ndërtesë banimi.
Shumë njerëz u lënduan nga shpërndarja e copave të raketave si pasojë e sulmit që shkaktoi shkatërrime në katër rrethe të Kievit përgjatë lumit Dnjepër, i cili përshkon kryeqytetin, thanë zyrtarët.
Ekipet e emergjencës duke e bartur një banor të plagosur deri te një autoambulancë.
Copat e raketave gjithashtu dëmtuan dritaret dhe dyert e një spitali për fëmijë në zonën Dnjiprovski të Kievit, por nuk pati të lënduar, shkroi kryebashkiaku Vitali Klitschko në Telegram.
Ekipet emergjente duke e futur në autoambulancë një të plagosur.
Copat e raketave balistike goditën gjithashtu disa ndërtesa banimi në distriktin Dnjiprovski, duke plagosur të paktën 51 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, tha në Telegram kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko. Nga këto sulme u dëmtua edhe ujësjellësi i qarkut.
Një banore duke shikuar nga dritarja e banesës së saj të dëmtuar.
Kreu i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se shumica e lëndimeve u shkaktuan nga dritaret e thyera nga vala e shpërthimit. “Ka shumë të lënduar”, tha ai, duke sugjeruar se numri i të plagosurve mund të rritet.
Sulmi pasoi një breshëri raketash balistike që kishin për cak Kievin më 11 dhjetor, me ç'rast u plagosën katër persona.
Petro Khomyn, 71 vjeç, duke shikuar dëmet e shkaktuara nga sulmet në banesën e tij.
Khomyn duke shikuar nga vendi ku dikur ishin dritaret e tij.
Ekipet e emergjencës punuan deri në mëngjes.
Si Moska, ashtu edhe Kievi, mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën gati 22-mujore që Rusia nisi kundër fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.
Një burrë i plagosur nga sulmet ruse me raketa shihet duke tymosur duhan mëngjesin e 13 dhjetorit pasi .
Kjo fotografi e bërë paraditen e 13 dhjetorit 2023 tregon një makinë të shkatërruar pranë një ndërtese banimi të dëmtuar nga sulmet ruse me raketa në Kiev më 13 dhjetor 2023.
Një grua shikon nga dritarja e thyer e një ndërtese banimi të dëmtuar nga sulmet ruse me raketa në Kiev më 13 dhjetor 2023.
Sulmi i dytë raketor i Rusisë në Kiev gjatë kësaj jave plagosi të paktën 51 persona, dëmtoi shumë shtëpi, ndërtesa banimi dhe një spital për fëmijë, thanë zyrtarët ukrainas më 13 dhjetor.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)