Autori i masakrës postoi pak para sulmit vdekjeprurës në shkollën fillore në Teksas

Njerëzit janë mbledhur në shkollën fillore "Robb" në Uvalde, Teksas, SHBA, 25 maj 2022.

Fëmijët dhe dy mësuesit e vrarë në një shkollë fillore të martën në Uvalde, në Teksas të SHBA-së, ishin të gjithë në të njëjtën klasë, që zakonisht frekuentohej nga nxënës të moshave 9-10 vjeç. Nga të shtënat u vranë 19 fëmijë dhe dy të rritur dhe të paktën 17 persona të tjerë u plagosën.

Sipas autoriteteve, personi përgjegjës për masakrën, Salvador Ramos kishte njoftuar për planin e tij në rrjetet sociale. Ai ishte një 18-vjeçar pa precedentë penalë dhe pa asnjë problem të njohur mendor.

Your browser doesn’t support HTML5

Në Teksas vriten 19 nxënës

"E vetmja shenjë" se një masakër ishte në horizont u gjet në llogarinë e tij në Facebook, ku Ramos shkruante "30 minuta para se të arrij në shkollë: Unë jam gati të qëlloj gjyshen”. Më vonë ai shkroi: Unë qëllova gjyshen time”.

Pastaj 15 minuta para masakrës ai shtoi: Unë jam gati të qëlloj në një shkollë fillore.

Këtë e ka konfirmuar guvernatori i Teksasit Greg Abbott, duke theksuar se vrasësi ka qëlluar në fytyrë gjyshen e tij dhe më pas ka ikur. Më pas shkoi në shkollën fillore, ku hyri nga dera e pasme.

18 vjeçari, Salvador Ramos u vra nga një agjent i autoritetit kufitar amerikan të specializuar në përgjigjen ndaj kërcënimeve terroriste të të gjitha llojeve. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, agjenti ishte në zonë si pjesë e një operacioni kundër kontrabandës së imigracionit të paligjshëm në momentin kur u dha alarmi.

SHIKONI EDHE: Kultura e armëve në Amerikë

Në vitin 2021 në Teksas kishte një milion armë të regjistruara, numri më i madh i armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe më shumë se ato të Floridës dhe Virxhinias, të cilat janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në renditjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 2018 Teksasi ka gjithashtu rekordin më të lartë për numrin e vdekjeve në të shtënat masive.