Rusia gjatë natës nisi një seri tjetër sulmesh ajrore në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, teksa alarmi për sulm ajror u shpall përsëri në të gjithë vendin.
Raketat ruse goditën dy objekte industriale në qytetin Dnipropetrovsk të Krivi Rih, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe duke plagosur një person, thanë ushtria ukrainase dhe zyrtarët rajonalë mëngjesin e 15 qershorit.
Autoritetet shpallën një alarm për sulm ajror në të gjithë Ukrainën gjatë natës, i cili u ndal rreth orës 5 të mëngjesit me orën lokale më 15 qershor.
"Një burrë 38-vjeçar u plagos. Ai është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme", tha guvernatori i Dnipropetrovsk, Serhiy Lysak në Telegram.
Lysak tha se sulmet shkaktuan dëme të konsiderueshme në dy objekte.
Ishte dita e tretë me radhë që Rusia shënjestroi këtë rajon.
SHIKONI EDHE: Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Odesa të UkrainësMbrojtja ajrore e Ukrainës tha më 15 qershor se kishte shkatërruar të 20 dronët e prodhuar nga Irani të lëshuar në Dnipropetrovsk, por tre nga katër raketat ruse të lundrimit nuk mund të kapeshin dhe goditën fabrikat në Krivi Rih.
Rusia ka shtuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës në javët e fundit, ndërsa Kievi përgatitej të nisë kundërofensivën e shumëpritur për të rimarrë territorin e pushtuar nga forcat ruse.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky javën e kaluar pranoi se operacioni ishte duke u zhvilluar, duke bërë që Moska të përshkallëzojë sulmet e saj duke përdorur raketa lundrimi dhe dronë në qytetet kryesore në të gjithë Ukrainën.
SHIKONI EDHE: Presidenti çek për REL-in: Pranimi i Ukrainës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetNë fushëbetejë, përleshjet vazhduan në dhe rreth qytetit të Bahmutit, një qytet i vendosur në rajonin lindor të Donjeckut, që ka qenë vatër e luftimeve intensive për disa muaj.
Sipas raportit të mëngjesit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës më 15 qershor, gjithsej 49 luftime të ngushta ndodhën brenda 24 orëve të fundit në Bahmut, si dhe në zonat e afërta Avdivka dhe Marinka.
Ndërsa informacioni për përparimin e kundërofensive të Ukrainës mbetet i pakët, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha më 15 qershor se ndihma ushtarake që anëtarët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës po tregon ndikimin e saj në fushëbetejë.
"Mbështetja që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës tani për shumë, shumë muaj në fakt bën një ndryshim në fushëbetejë", u tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel përpara një takimi dy-ditor të ministrave të Mbrojtjes të bllokut.
SHIKONI EDHE: Grossi: Termocentali bërthamor i Ukrainës përballet me "situatë të rrezikshme"Ndërkohë, Rafael Grossi, kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, IAEA, shtyu vizitën e tij në termocentralin bërthamor të Zaporizhjas në Ukrainën jugore të planifikuar për 13 qershor, tha një zyrtar i lartë i qeverisë ukrainase për Reuters.
"Ai po pret që të jetë në gjendje të udhëtojë i sigurt", tha zyrtari, pasi Grossi u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më 12 qershor në Kiev.
Grossi u tha gazetarëve pas takimit të tij me Zelenskyn se termocentrali bërthamor i Zaporizhjas përballet me "një situatë të rrezikshme" si nga thyerja e digës Kahovka javën e kaluar dhe nga fillimi i kundërofensivës të Ukrainës.