Sulmet ruse shkatërrojnë vendbanimet përreth Harkivit dhe Izjumit

Your browser doesn’t support HTML5

Trupat ukrainase në juglindje të Harkivit kanë vëzhguar dëmet e mëdha në një qendër kulturore të komunitetit, më 2 maj, teksa kanë folur se si i prek kjo banorët, të cilët tashmë kanë ikur në masë të madhe. Një ushtar me përvojë luftimi për të dyja palët ka thënë se u është bashkuar forcave ukrainase të mbrojtjes pasi ka parë se çfarë u kanë bërë rusët të paarmatosurve në Buça. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ibrahim Berisha)