Në këto sulme së paku gjashtë automjete morën flakë dhe dhjetëra të tjera u dëmtuan, shkroi në Facebook, Rostislav Smirnov, ndihmës i ministrit të Brendshëm ukrainas.
Disa automjete duke u djegur si pasojë e sulmeve me raketa ruse që goditën kryeqytetin ukrainas, mëngjesin e 10 tetorit.
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin e përhapur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Automjete të dëmtuara afër vendit ku ndodhën sulmet me raketa mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.
Në rrugë shihet trupi i një personi të vrarë nga sulmet me raketa, në Kiev. Shërbimet e emergjencave thanë se ka disa të vrarë dhe të plagosur.
Disa persona duke ofruar ndihmën e parë për të plagosurit në sulmet me raketa.
Ekipet e emergjencës shihen në terren duke ofruar ndihmë për të plagosurit.
Një grua e plagosur në sulmet me raketa ruse mëngjesin e 10 tetorit në Kiev.
Njerëzit duke shikuar vendin ku ranë raketat ruse në Kiev, më 10 tetor 2022.
Një raketë goditi edhe një park me lodra për fëmijë.
Pjesë predhash ruse nga sulmet e 10 tetorit në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Një ndërtesë e dëmtuar në Kiev.
Shpërthime u raportuan gjithashtu në Lviv, Ternopil dhe Zhytomyr në perëndim të Ukrainës dhe Dnipro dhe Kremenuk në Ukrainën qendrore.
Video-raportet dokumentuan dëmet në disa rrethe të kryeqytetit, duke përfshirë një kënd lojërash për fëmijë në Parkun Shevchenko.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së presidentit Zelensky tha: "Ukraina është nën sulm me raketa. Ka informacione për sulme në shumë qytete të vendit tonë". Ai u bëri thirrje ukrainasve të "qëndrojnë në strehimore".
Së paku pesë civilë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me raketa ruse në Kiev më 10 tetor, tha ndihmësministri i Brendshëm i Ukrainës. Shpërthime janë regjistruar edhe në qytete të tjera të Ukrainës: Dnipro, Lviv dhe Ternopil.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)