Rusia lëshon breshëri raketash mbi Ukrainë

Trupat e të vrarëve në një sulm ushtarak rus në një stacion autobusi në Herson më 9 mars 2023.

Një ndërtesë duke u djegur si pasojë e sulmeve ruse me raketa. 

Një shtëpi duke u djegur në Herson nga sulmet ruse me raketa më 9 mars. 

Sulmi me tri raketa ruse, të lëshuara në Ukrainë nga rajoni rus i Belgorodit, goditi Harkivin në mëngjesin e hershëm të 9 marsit.

Punonjësit e emergjencave shuan zjarrin në automjete në vendin e sulmit rus në Kiev.

Një zjarrfikës duke shuar zjarrin që u shkaktua nga sulmet ruse me raketa.

Dritaret e thyera të ndërtesave pranë vendit të sulmit me raketa në Kiev.

Tymi pranë dy largpërçuesve të energjisë elektrike pas sulmit me raketa në Kiev, më 9 mars 2023. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona.

Xhami i pasmë i thyer i një veture pas sulmit me raketa në Kiev.

Banorët nga një ndërtesë në Kiev shikojnë zjarrfikësit teksa shuajnë zjarrin në makinat e djegura nga një sulm me raketa ruse.

Shërbimet e shpëtimit gjatë aksionit për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar pas sulmeve ruse në Lviv.

Ekipet e shpëtimit bartin trupin e një personi të vrarë në sulmet e 9 marsit me raketa në Lviv.

Tymi mbi kryeqytetin ukrainas, Kiev, nga sulmet me raketa ruse.

Tymi ngrihet në qiell pas sulmit rus me raketa në Kiev më 9 mars 2023. 

Mëngjesin e 9 marsit Rusia sulmoi me ​​raketa objektiva në të gjithë Ukrainën, nga Harkivi në veri, në Odesa në jug dhe Zhytomyr në perëndim. Sulmet dëmtuan ndërtesa dhe infrastrukturën, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona. Sulme pati edhe në Kiev. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)